Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq është i gjallë dhe se arkivoli në funeralin e tij ishte bosh, ka thënë këshilltari në pension i Kolinda Grabar Kitaroviq-it, kroati Admirali Davor Domazet-Loso.
Ky pretendim tronditës nga Domazet-Loso, ka ardhur në një ligjëratë të mbajtur rreth historisë së luftës.
Ai dhe dy gjeneralë të tjerë kroatë të cilët janë në pension, u mblodhën në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat janë skandaloze, madje edhe një pohim i tillë se Millosheviqi është gjallë, raporton alo, transmeton indeksonline.
Megjithatë theksohet se Domazet-Loso nuk ishte mjaft i sigurt për atë se Millosheviq ishte gjallë, por ai tha se nuk është e garantuar se ai është varrosur nën një pemë bliri në Pozharevc.
“Arkivoli në funeralin e Millosheviqit në vitin 2006, ishte bosh”, ka thënë ai.
Ndër leksionet që janë dhënë është dëgjuar edhe se Tito ishte një agjent rus.
Përndryshe, ligjëratat “skandaloze” janë mbështetur nga shteti kroat, për shkak se e gjitha është një program i financuar nga Ministria lokale e Veteranëve, në bashkëpunim me Agjencinë për Arsim.
Peleshi vizitë zyrtare në Irlandë, takohet me homologen Murp...
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...