Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në Kuvend gjatë fjalimit të tij vendosi numrin shtatë, numër që përkon me numrin e ditëve të mandatit të Qeverisë së Zoran Zaev.
Në vend të pyetjeve, Milloshoski emitoi audio nga deklarata e kryeministrit Zaev ku dëgjohet premtimet për vitin 2019 si ndërtimi i Qendrës së re klinike dhe ndërtimin e një autostrade të re, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në fund të vitit 2018 kryeministri në largim tha se gjatë vitit 2019 do të fillojë me ndërtimin e Qendrës së re klinike, do të fillojë me ndërtimin e autostradës Shkup-Bllace dhe se do të nisen ndërtimet e hidrocentraleve Çabren dhe Galishte. Pyetje ime është nëse gënjyet atëherë dhe çfarë gënjyet sot për shkak se vitit 2019 iku”, tha Milloshoski.
Milloshoskit nuk i pëlqeu përgjigja e kryeministrit andaj i tha Zaevit se i kanë mbetur edhe shtatë ditë kohë që të
gënjejë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...