“Ratifikimi i marrëveshjes është përgjegjësi ligjore e Komisionit për politika të jashtme si trup i Kuvendit. Gjithçka tjetër është shkelje ligjore” deklaron Antonio Milloshoski, Kryetar i Komisionit parlamentar për politika të jashtme.
Ky është qëndrimi i tij lidhur me vendimin e Qeverisë që Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë të dërgohet me flamur evropian në Kuvend, sepse në këtë mënyrë shkon për diskutim te Komisioni për çështje evropiane.
Sipas tij, Qeveria e keqpërdor pozicionin e saj me qëllim që ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes me sa më pak diskutim të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Milloshoski thekson se kjo nuk është hera e parë që thyhet rregullorja, sepse e njëjta është bërë me Ligjin për gjuhët.
Sipas rregullores, Komisioni për Politika të Jashtme merret me çështje që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare, nevoja e nisjes së bisedimeve për të kyçur në marrëveshje bilaterale, multilaterale dhe ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...