“Unë nuk do të nënshkruaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo nuk vjen as në konsideratë”.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviq përgjatë një interviste në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Serbi.
“Kjo nuk do të ndodhë. Së pari nuk është në plan të politikës sonë, e as nuk kërkohet të nënshkruhet njohja e pavarësisë së Kosovës. Ajo që ne duhet biseduar me Prishtinën është rritja ekonomike, veçanërisht infrastruktura. Në këtë kontekst autostrada Nish-Prishtinë është shumë e rëndësishme”, ka theksuar Mihajlloviq, transmeton lajmi.net.
E pyetur nga ‘Blici’ serb, se a kanë gabuar kur kanë nisur një tren për në Kosovë me ikona provokuese, ajo ka thënë se gabimi ka qenë i shqiptarëve që kanë dërguar Forca të Njësisë Speciale.
“Shqiptarët kanë gabuar kur kanë dërguar forcat speciale për të ndalur trenin, kjo gjë ka qenë kërcënim për serbët”.
Sipas saj, Aleksandar Vuçiq është kandidati i duhur për president të Serbisë, pasi është i vetmi që ngjallë shpresa për një jetë më të mirë për serbët.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...