Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski sot kishte video-bisedim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway.
Sipas njoftimit të partisë, gjatë bisedës është diskutuar për krizën ekonomike dhe shëndetësore si dhe për aktualitetin politik në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mickoski theksoi se Republika e Maqedonisë ballafaqohet me gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike që vendos vendin në situatë të pafavorshme. Ekonomia është përgjysmuar dhe pre mbështetje nga Qeveria”, shprehen nga kjo parti.
Sipas njoftimit thuhet se Mickoski ka theksuar sjelljen joserioze të kreu të LSDM-së, Zoran Zaev i cili kërkon zgjedhje përderisa numërohen viktimat nga kriza e coronës dhe se së pari duhet të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe më pasta të sigurohen zgjedhje të sigurta.
“Zoran Zaev në vend që të luftojë për disfatë më të vogël në zgjedhje, duhet të luftojë bashkërisht për shëndetin e qytetarëve”, kështu, sipas njoftimit të partisë ka thënë Mickoski.
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...