Impiantet e gazit mund të zgjidhin ndotjen, por është një proces që do të zgjasë me vite.
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, duke folur për ndotjen, tha se mënyra e vetme për uljen e ndotjes është ndryshimi i sistemit të ngrohjes së banesave në periudhën nëntor-mars, gjegjësisht më pak lëndë djegëse fosile, më shumë lëndë djegëse ekologjike, përfshirë ngrohjen qendrore.
“Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të ndërtohen impiante të gazit dhe ne po punojmë për ndërtimin e impianteve të gazit. Një nga investitorët është i interesuar për ndërtimin e termocentraleve të tilla me gaz, por do të duhen së paku 2 deri në 3 vjet derisa të fillojë të funksionojë, ndërsa për të ndërtuar tubacionet e ngrohjes ndoshta 5 deri në 6 vjet”, tha Mickoski.
Kryeministri shprehu keqardhjen që deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, duke shtuar se tani brejtësit politikë po përpiqen të mbledhin pikë në mënyrën e tyre brejtës, por nuk do t’ia dalin./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...