Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim konkret për referendumin, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së në Maqedoni të Veriut, Hristijan Mickoski.
“Debati brendapartiak do të vazhdojë nesër, të martën, të mërkurën, kështu që shumë shpejt do të kemi qëndrim.
Nuk kam çfarë të shtoj më shumë, përveçse ta përfundojmë procesin dhe do të dalim me një qëndrim përfundimtar para qytetarëve, do të shkojmë me 150 mijë firma apo me deputetët, duke pasur parasysh se ka presion të vazhdueshëm nga pushteti te ato që hezitojnë, dhe ne nuk duam t’i ekspozojmë kaq shumë qytetarë para kësaj qeverie hibride dhe regjimore, kështu që mund të vendosim që me 44 deputetë të OBRM-PDUKM-së ta dorëzojmë referendumin”, tha Mickoski.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...