Mediat serbe në një analizë në lidhje me vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Serbi vitin tjetër, e kanë quajtur këtë si një mesazh se ata do të ruajnë influencën e tyre në Ballkan.
Sipas gazetës “B92” vizita e Trump është e para e një Presidenti amerikan në Serbi që pas vitit 1980 kur Jimi Carter vizitoi Jugosllavinë e atëhershme.
Pas vizitave të presidentit të Rusisë dhe atij të Kinës, turi i Trump-it vitin e ardhshëm, shënohet si një fuqi e rëndësishme e Serbisë në rajon, por edhe një sinjal që Beogradi duhet të vendosë se ku do të shkojë.
Aleksandra Joksimoviç, e cila është drejtoreshë e Qendrës për Politikën e Jashtme thekson për “B92”, se Trump do të shkelë në Beograd vetën nëse Aleksandër Vuçiq do të zgjedhë përfundimisht të heqë dorë nga Moska.
Zeljko Cvijanoviç, një gazetar i njohur thekson se “Trump do të vizitojë Serbinë vetëm nëse Vuçiç do të vendosë që të dorëzojë Kosovën”.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...