Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut ku qytetarët mund të votonin sot në zgjedhjet e teta lokale ku zgjedhin kryetarë komunash dhe asamblistë në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale deri në orën 17:00 ishte 39.61 përqind. Votimi, siç u tha nga KSHZ-ja, u zhvillua pa probleme, pa asnjë raport për parregullsi.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit. Të drejtë vote kishin 1,832,415 persona të regjistruar në Listën e Votuesve. Ata mund të votonin për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për asamble komunale ose një total prej 10,490 kandidatësh, në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin.
Në zgjedhje morën pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetare, përkatësisht kandidatë të pavarur. Qyteti i Shkupit kishte më shumë kandidatë për kryetar komune, gjithsej 16.
Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues – 807 vendas dhe 644 ndërkombëtarë.
Udhëheqësit e partive janë në selinë e tyre, ku presin rezultatet e votimit, të cilat pritet të shpallen rreth mesnatës.
Në raundin e parë të votimit për kryetar komune, zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar, nëse në zgjedhje marrin pjesë një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore për komunën përkatëse.
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për kryetar komune nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Raundi i dytë i votimit mbahet brenda 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit./rtk
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...