Nesër skadon dekreti që zgjati gjashtë muaj, e që iu dha organizatorëve të lojërave të fatit nga qeveria, për të organizuar bastet në internet gjatë krizës së koronës. Pronarët e bastoreve thonë se shërbimet do të mbyllen nesër e shteti rrezikon të humbasë qindra miliona denarë. Ata nuk pajtohen me këtë vendim dhe kërkojnë zgjidhje.
“Klientët tashmë kanë krijuar shprehi që të kontaktojnë organizatorë të licencuar vendas të lojërave të fatit në internet. Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, ne do të humbasim besimin e lojtarëve dhe deri në 50 milion euro do të humbasin në faqet e huaja. Me miratimin e dekretit gjashtë muaj më parë, në ndërkohë, ne kemi bërë investime në softuer, harduer, marketing dhe burime njerëzore, të cilat tani do të na shkojnë në dëm”, thotë Vasko Ilijevski, Presidenti i Shoqatës së Bastoreve Sportive.
Ai i bëri thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje ligjore për zgjatjen e afatit ligjor.
“Ka pasoja për shëndetin në këtë bast, dhe nga maji i këtij viti deri në dhjetor, rreth 100 milion denarë kanë rrjedhur në buxhet nga ky shërbim”, shtoi Ilijevski.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...