Sot në Sofje do të mbahet takimi i tretë i Grupit të Katërt Punues për Bashkëpunim Dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me fokus kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, rininë dhe sportin.
Në takim do të marrin pjesë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtorët e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, Marko Gjorgievski dhe Naumçe Mojsovski.
“Në takimin e sotëm është planifikuar nënshkrimi i disa dokumenteve bilaterale, ndër të cilat: Programi për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2022 – 2025; Programi ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022 – 2025; Një memorandum bashkëpunimi në fushën e rinisë dhe sportit, si dhe një memorandum ndërmjet agjencive kombëtare Erasmus + dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës së RMV-së.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...