Më shumë se 80 media janë të akredituara për të përcjellë detaje nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, që do të mbahet në Podgoricë.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, e pranishme në Podgoricë, bën me dije se fillimisht, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Dritan Abazoviç, do të zhvillojnë një takim të shkurtër dypalësh, ku më pas do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e pritjes.
Pas kësaj, delegacionet e të dy vendeve do të nisin mbledhjen rreth orës 10:30, ku është parashikuar nënshkrimi i të paktën 11 marrëveshjeve dhe memorandumeve që do të firmoset sot, ku më e rëndësishmja është padyshim ndërtimi i urës që do të lidhë Ulqinin dhe Velipojën.
Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes dy qeverive, ndërsa e para u mbajt në korrik të vitit 2018 në Shkodër./rtsh
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C