Mojtaba Khamenei lideri i ri suprem i Iranit, gjendja shëndetësore e të cilit mbetet ende një enigmë, lëshoi këtë të premte urimin e tij për popullin iranian me rastin e festës së Sulltan Novruzit, një deklaratë kjo e cila më shumë sesa një urim u duk një sqarim i pozitës së Teheranit mbi luftën e Lindjes së Mesme.
Deklarata e tij u lexua nga Televizioni Shtetëror i Iranit, ndonëse Teherani kishte publikuar më herët një video arkive të liderit suprem për të shuar zërat mbi gjendjen e tij shëndetësore, por videoja tregonte pamje të vjetra të tij.
Khamenei i ri foli për herë të parë mbi ato që janë raportuar si sulme iraniane mbi Turqi dhe Oman, duke deklaruar se këto sulme nuk ishin kryer nga Teherani, por ishin operacione të rreme të organizuara nga Izraeli./abcnews
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...