Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohen dy kushërinjtë që fshiheshin në Dibër që prej ’99-ës

20:05 | 20 Mars 2026
Q L

Dy kushërinj, të cilët ishin fshehur në Dibër që prej vitit 1999, janë ekstraduar këtë të premte, 20 mars, në Itali.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ata ishin të rënditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe se janë dënuar për vrasje.

Shtetasit A.S., 52 vjeç dhe N.S., 49 vjeç, të cilët përdornin identitete të tjera me qëllim fshehjen, u arrestuan në Dibër në mars të vitit 2025.

Secili prej tyre është i dënuar me 14 vite e 11 muaj heqje lirie nga Apeli i Napolit, për ‘Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Dyshja, më 22 shtator 1999, vranë me sende të forta dhe mjete prerësë një shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër, për shkak të ndarjes të së ardhurave nga aktivitetet e paligjshme.

Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.

Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:

A.S., 52 vjeç;

N.S., 49 vjeç,
të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale