Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të po ia dalin mbanë jashtëzakonisht mirë në Iran. Sipas tij Irani nuk ka më marinë dhe se 58 anije janë rrëzuar brenda dy ditësh. Trump ndër të tjera ka deklaruar SHBA-të kanë marinën më të madhe kudo në botë.
“Po shkojmë shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të nuk do ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore sepse sipas tij nëse ata do t’i kishin, do t’i përdornin.
Trump shtoi se askush nuk dëshiron të jetë më udhëheqës atje ndërsa theksoi se SHBA kërkon të flasë me Iranin por sipas tij nuk kanë me kë të negociojnë.
“Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim”, tha ai.
Trump tha gjithashtu se Irani donte të pushtonte Lindjen e Mesme dhe se SHBA-të duhej ta ndalonin këtë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...