Mbi 600 anëtarë të Forcave Speciale Serbe janë duke kërkuar për 21-vjeçarin e identifikuar si Uros B, i dyshuar për sulmin masiv të mbrëmshëm në Dubonë ku mbetën të vrarë tetë persona dhe 13 të tjerë të plagosur.
Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, sipas kanalit N1 të CNN. Të gjitha njësitë speciale të policisë janë të angazhuara, duke përfshirë një njësi kundër terrorizmit, njësi helikopterësh dhe forca policore nga qytetet e Beogradit dhe Smederevës, shkruan CNN.
Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi të brendshëm, por nuk specifikuan më shumë detaje.
Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm është i dyti i këtij lloji pasi të mërkurën një fëmijë 13-vjeç dyshohet se la të vdekur tetë fëmijë dhe rojen e një shkolle në Beograd.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant