“SHBA shpreson që Këshilli i Evropës më 16 tetor të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar i dërguari special amerikan i emëruar për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer.
Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se partnerëve evropian të SHBA-ve, u është treguar qëndrimi i tyre, duke shtuar se fillimi i negociatave do të ishte i dobishë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Për këtë çështje në Shkup udhëhiqen negociata konsultuese. Ne do të dëshironim të bashkëpunojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përkrahje të agjendës reformuese. Do të dëshiroja t’i ndihmojmë vendit të përparojë”, tha Palmer.
Ai shtoi se SHBA-ja shpreson që vendi sa më shpejtë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...