Qendra për Liri, “Civil”, në Shkup, konstaton se institucionet e Maqedonisë edhe gjatë kësaj krize me refugjatët nga Siria e Afrika, u tregua joefikas, diskriminues dhe të dhunshëm.
Ajo që ndodhi ditëve të fundit në kufirin me Greqinë, edhe njëherë tregoi se institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë kapacitete vetëm që shtetin ta tregojnë me fytyrë sa më të shëmtuar. “Civil” kërkon nga qeveria menjëherë ta ndryshojë sjelljen e saj ndaj refugjatëve dhe në tërësi ta respektojë të drejtën ndërkombëtare!”, thuhet në deklaratën për media të kësaj Organizate Joqeveritare.
Organizata Joqeveritare, “Civil” i fton gjithë qytetarët human që t’i ndihmojnë emigrantët me ushqim, ujë dhe ilaçe.
Sjellja e policisë, si të ishte një formacion i shfrenuar parapolicor, do i kushtojë vendit më shtrenjtë se sikur të tregohej humane dhe t’u përmbahej standardeve ndërkombëtare. Kjo duhet ndërprerë dhe përgjegjësit për këtë sjellje duhet të ofrojnë dorëheqje e të përgjigjen para ligjit. Rrahja, shok-bombat, përbuzja, telat me gjemba dhe plumbat e gomës, nuk mund të arsyetohen me asgjë dhe ato janë një njollë e turpshme”, thuhet në reagimin e Organizatës Joqeveritare “Civil”
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë