Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.624, ndërsa 389 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup – 204, Manastir – 26, Veles – 22, Kumanovë dhe Prilep – 21, Kavadar – 20, Tetovë – 12, Kërçovë – 9, Resnjë – 7, Ohër dhe Shtip – 6 nga një, Gjevgjeli dhe Negotinë – 5 nga një, Vinicë – 4, Gostivari, Strumica, Koçani dhe Radovishi – nga 3, Sveti Nikole, Kriva Palanka dhe Kratovë – nga 2, Struga, Probishtip dhe Demir Hisar – nga 1.
MSH në 24 orët e fundit ka regjistruar 7 viktima, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 19 shkurt deri 26 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 749 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 299.049, prej të cilëve 287.127 janë shëruar, ndërsa 9.065 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (4 mars) është 2.857./Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...