Kongresisti amerikan, Jim Banks udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë.
Në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Duke e konsideruar si komb shumë kulturorë, kongresistët thonë se Maqedonia ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të inkurajuar nga përparimi i bisedimeve dhe vullnetit të Maqedonisë dhe Greqisë në marrëdhëniet e tyre.
Sipas tyre, partneriteti i Maqedonisë me NATO-në, dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi me Rusinë, bëjnë që Maqedonia me patjetër të bëhet anëtare e Aleancës.
Prandaj, kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë.
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit