Sipas vendimit të Qeverisë për ndalim të lëvizjes gjatë fundjavës, ndalimi i lëvizjes në gjithë territorin e shtetit, sot dhe nesër do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5:00 e mëngjesit.
Të gjithë entet publike dhe kompani private që punojnë gjatë fundjavës duhet të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në ora 15:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria thonë se të gjithë ndalesat tjera për lëvizje mbeten në fuqi.
Këtë vendim, Qeveria e miratoi në seancën e 28-të që u mbajt me 25 mars për të parandaluar përhapjen e coronavirusit Covid-19.
OBSH: Përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 7 milionë vde...
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yo...
ChatGPT refuzon ta ndihmojë studentin në provim, foto bëhet ...
Ushqimet që mund të ndikojnë keq tek dhëmbët tuaj
LVV reagon, pas vendimit të Supremes për tubimin në shesh
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me piper të ...