Vaksinat që Greqia i paralajmëroi për Maqedoninë e Veriut, pritet të mbërrijnë në Shkup nesër në mëngjes.
Informacionin e AIM nga Athina e konfirmojnë edhe nga Shkupi dhe siç paralajmëroi dy javë më parë ministri Venko Filipçe dhe zëdhënësja e Qeverisë greke Aristotelia Peloni, 20.000 doza të AstraZenekas do të mbërrijnë nga fqinji jugor.
Në fillim të këtij muaji, Peloni konfirmoi se Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, do të dërgojnë nga 20.000 doza vaksina për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe zbuloi se Maqedonia e Veriut pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia.
Nga Athina, sot për në Shqipëri janë dërguar 20.000 vaksina Astra Zeneka, ndërsa nesër në mëngjes do të mbërrijnë edhe në Shkup.
Prokuroria cakton arrest shtëpiak për Grubin
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...
Dyshja shqiptare që luajnë në Kosovë, ftohen nga Maqedonia e...