Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.
Sot do të mbahet rrethi i parë ku të drejtë vote kanë 1.808.131 votues.
Rregullat janë të qarta, dy fituesit e rrethit të parë shkojnë në rrethin e dytë. E nëse ndonjëri merr 904.066 vota atëher ai/ajo është kryetar shteti prej në rrethin e parë.
Në rrethin e dytë shkojnë dy më të votuarit e rrethit të parë. Edhe atje rregullat janë të njejta, kush merr me shumë vota bëhet President, por një herë duhet të përmbushet rregulli: censusi prej 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në këtë rast censusi është 723 mijë votues duhet të ketë minimum që rrethi i dytë të jetë i suksesshëm.
Rrethi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj.
Nëse në rrethin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore.
Presidenti në Maqedoni ka detyra ceremoniale. Ingerenca më e rëndësishme e të parit të shtetit është vendosja e vetos mbi ligje duke mos i nënshkruar ligjet e miratuara nga Kuvendi.
Përndryshe, ndërkohë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës të cilat për shkaqe të ndryshme kanë mbetur pa kryetarë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës