Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar duhet ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili duhet të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike.
Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pagë e rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike”, njoftojnë nga Qeveria.
Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.
Kjo, siç qëndron në deklaratë, është rritja e tretë e pagave në shëndetësi dhe e dyta në armatë dhe arsim, si dhe tek kopshtet për fëmijë.
Propozim ligji, që është pika e vetme në rend dite të seancës së 115 kuvendore, është parashtruar prej deputetëve Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Meral Uzeiri Ferati, Nexhbedin Karemani, Miroslav Jovanoviq, Jusuf Hasani dhe Jagoda Shahpaska.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë