Qeveria e Maqedonisë së Veriut kujton qytetarët se në përputhje me vendimin e qeverisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe marrëdhëniet e punës në prani fizike, deri në përfundimin e pandemisë me COVID-19, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përmbajtja e masës është rregulluar me nenin 13, pika 11 dhe neni 16 nga vendimi për masat ndërhyrëse, masat e përkohshme, masat e jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga sëmundja COVID-19.
Vendimi qeveritar është miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive./telegrafi
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë