Tregtarët maqedonas dhe ata nga Shqipëria janë përfituesit më të mëdhenj nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produkte të mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbi 7 milionë euro është rritur importi nga 21 nëntori i vitit të kaluar deri më 25 dhjetor nga Maqedonia, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. E përveç Maqedonisë, nga kjo taksë kanë përfituar edhe produktet nga Shqipëria.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi nga ky vend është rritur për rreth 2 milionë euro më shumë sesa në muajin tetor të 2018-s. Por, krahasuar me vitin e kaluar, del se importi nga Shqipëria është rritur rreth 9 milionë euro.Përveç vendeve fqinje, përfitues të taksës del të jenë edhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...