Vendet e punës në Maqedoni edhe më tej sjellin viktima.
Vetëm vitin e kaluar në vendin e punës kanë vdekur 24 persona.
Patjetër të ngritët vetëdija për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, por edhe të përparohet marrëveshje kolektive në këtë segment, u th sot në konferencën e LSM-së me rastin e ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë, 28 prilli.
Më të rrezikshme edhe më tej janë vendet e punës në bujqësi, posaçërisht prodhuesit individual, e më pas punëtorët e ndërtimtarisë dhe ata të metalurgjisë së zezë.
“Më mirë është të flasim për siguri dhe shëndet, sesa ti numërojmë të vdekurit nëpër vende të punës. Kushtet e punës është patjetër të jenë njerëzore, ndërsa vendet e punës të përshtatshme për njerëz”, deklaroi kryetari i Shoqatës maqedonase për siguri dhe shëndet në punë Milan Petkoski.
Sipas drejtorit të Inspektoratit të punës Alajdin Havziu, çdo vit jetën në punë humbin 10 deri 17 persona, ndërsa lëndohen rreth 400. /koha.mk
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim