Alarmi i mbrojtjes civile i ashtuquajtur Kodi i Kuq për njësinë rajonale të Evros u rinovua sot për shkak të parashikimeve për një rrezik të shtuar që lumi Evros të dalë nga shtrati dhe të përmbytë brigjet e tij në ditët në vijim.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka urdhëruar një mobilizim Kodi të Kuq për t’u mbrojtur nga rreziku i përmbytjeve nga e marta deri të premten, më 27 shkurt, në Njësinë Rajonale të Evros të Rajonit të Maqedonisë Lindore-Thrakës.
Siç vuri në dukje njoftimi i ministrisë, bashkia dhe autoriteti rajonal i zonës kërkohet të mbledhin menjëherë organet lokale dhe rajonale të koordinimit operativ të mbrojtjes civile në përgjigje të alarmit./atsh
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë