Prej sot fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75-vjeç, që janë paraqitur në faqen “vakcinacija.mk”, ose nëpërmjet mjekëve amë.
Në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup, dje përfundoi vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike. Deri tani janë vaksinuar afër 30 mijë qytetar.
Nga kompania “Pfizer” me marrëveshje të drejtpërdrejtë nga 19 deri 26 prilli, duhet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinave, informuan dje autoritetet shëndetësore.
Gjithashtu pritet edhe informacion nga ambasada ruse, për sasi shtesë të vaksinës “Sputnik”, ndërsa deri në fund të muajit duhet të arrijnë 76 mijë doza “AstraZeneca”.
Ndryshe, në departamentet infektive ka 1762 pacientë të hospitalizuar, për shkak të COVID-19. Një numër i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.106./Telegrafi/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...