Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar ka regjistruar 1143 shkelje, në lidhje me mbajtjen e pajisjeve për mbrojtje personale.
Nga MPB informojnë se gjatë ditës së kaluar, në territorin e të gjithë vendit 905 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 120 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Policia ka kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë evidentuar shkelje të këtyre masave.
Ndryshe, Qeveria mbrëmë vendosi që të ketë kontrolle më të ashpra tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nëse konfirmohen shkelje, të njëjtit do të dërgohen në karantinë shtetërore prej dy javëve, ndërsa harxhimet do të mbulohen nga vetë personat.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...