Ministria për Punë të Brendshme informon se pasaportat e qytetarëve, vlefshmëria e të cilave skadon pas 31 korrikut 2020, do të vazhdojnë të vlejnë deri më 31 dhjetori 2021.
“Sipas Ligjit për dokumente të udhëtimeve të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 03.06.2021, që ka hyrë në fuqi nga 11.06.2021, vlefshmëria e pasaportave, pasaportave diplomatike dhe pasaportës zyrtare, afati i të cilave skadon pas 31.06.2020, vazhdohet deri më 31 dhjetor 2021”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se këto ndryshime ligjore për pasaportat janë bërë me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe të cilët për shkak të pandemisë, u janë vështirësuar kushtet për të ardhur në vend për të marrë pasaporta të reja./Telegrafi/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë