Në oborrin e një shtëpie të braktisur në Haraçinë të Shkupit janë gjetur nëntë copa raketa për minahedhës. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa ekspertizë ka kryer Sektori për tregti të paligjshme dhe antiterrorizëm.
“Më 4 mars të vitit 2018 në orën 13:40 në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, XH.I ka denoncuar se në oborrin e një shtëpie të braktisur në fshatin Haraçinë, të Shkupit, janë gjetur nëntë copë raketa për minahedhës”, kumtoi MPB-ja.
Siç informojnë prej atje ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe nga Sektori për tregti të paligjshme dhe antiterrorizëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Gazeta Express
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...