Në Gjykatën e Apelit në Shkup, sot do të mbahet seancë publike për rastin “Sazdovski”. Lënda në këtë gjykatë vijon pas ankesave të parashtruara nga mbrojtja e të pandehurve Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët në prill të vitit 2019 u dënuan nga Gjykata Penale Shkup, me nga 19 vjet burg për vdekjen e Nikolla Sazdoskit.
Për këtë vendim ankesë ka ngritur edhe prokuroria e Shkupit e cila kërkon dënim maksimal për të pandehurit.
Ngjarja midis të pandehurve dhe Sazdovskit ndodhi në qershor të vitit 2018 në stacionin e autobusit në vendbanimin Avtokomandë. I riu Sazdovski u dërgua në Qendrën Klinike, por pas dhjetë ditësh në komë ai vdiq. Përveç dënimit me nga 19 vjet burg, gjykata urdhëroi të pandehurit të paguanin dëmshpërblim familjes Sazdovski për dhimbjen shpirtërore që kishin përjetuar.
Nga ana tjetër, mbrojtja e të pandehurve këmbëngul se në këtë ngjarje nuk ka elemente për veprën penale “vrasje brutale”, por është veprim kriminal “dhunë”, siç u parashtrua edhe raporti fillestar./Telegrafi/
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...