Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se me 15 korrik (ditën e votimeve) shërbimet e MPB-së për tërheqje të letërnjoftimeve do të punojnë në të gjithë territorin e vendit me fillim nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
“Në ditën e zgjedhjeve (e mërkurë, 15 korrik) do të punojnë vetëm shërbimet për tërheqje të letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 07:00 deri në ora 19:00, me qëllim që t`u mundësohet qytetarëve, të cilët më herët kanë dorëzuar kërkesë, të tërheqin letërnjoftimet dhe të mund ta realizojnë të drejtën e votës”, thonë nga MPB.
Ndryshe, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë filluar sot, ku votojnë personat e infektuar me COVID-19 dhe që ndodhen në izolim, ndërsa më 15 korrik dita e zgjedhejve do të zgjat deri në ora 21:00
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...