Javën e kaluar gjithsej 134 pacientë të rinj janë regjistruar me sëmundjen e fruthit, që është numri më i lartë i regjistruar që nga shpallja e epidemisë në nivel të shtetit.
Nga numri i fundit që janë regjistruar me fruth, 48 janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët 86 janë nga dhjetë qytete tjera, me çka numri i përgjithshëm i qyteteve të përfshira është 22, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik, numri i përgjithshëm i të regjistruarve nga fillimi i epidemisë, është në rritje të vazhdueshme dhe numri i fundit është 1.524.
Numri më i madh i të regjistruarve janë persona të moshuar mbi moshën 30-vjeçare. Thuajse gjysma nga të gjithë të regjistruarit janë persona të moshuar.
“Lidhur me statusin e vaksinimit nga të gjithë të sëmurit në nivel javor, 70 për qind janë të pavaksinuar, me status të panjohur ose jo tërësisht të vaksinuar”, thotë Kuzmanovska.
Deri tani, numri i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare nga fillimi fushatës është 25.808.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...