Nga OJQ Info Qendra, theksojnë se është e nevojshme të përforcohen kapacitetet e sektorëve të vetëqeversijes lokale, të cilët aktualisht nuk janë të përgatitur mjaftueshëm dhe të njoftuar me procesin e aplikimit për fondet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e programit “Kapacitet për shfrytëzim dhe programim të fondeve IPA në nivel lokal” lidhur me shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPA 2 u përfshinë komunat: Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arrifi tha se rrënja e problemit qëndron edhe në pushtetin qendror, që nuk arrin të tërheqë shumën e mjaftueshme të mjeteve, të cilat programi IPA i ka dedikuar për projekte që duhet të realizohen në Maqedoni.
Njohësit e rrethanave vlerësojnë se institucionet nuk janë të gatshme dhe nuk i njohin procedurat rreth aplikimit për programin IPA. Në këtë proces duhet të përfshihen edhe universitetet e vendit, ku ekzistojnë kuadro që kanë njohuri për shfrytëzim maksimal të fondeve evropiane.
Planifikohet përgatitja e planeve aksionale gjatë vitit të ardhshëm, nëpërmjet të cilëve do të jepen rekomandimet bazë dhe hapat që duhet të ndërmerren nga komunat, rreth përforcimit të kapaciteteve të tyre për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPA 2./Telegrafi/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...