Nga stacioni i trenit në Gjevgjeli për në Tabanoc sot janë nisur tre trena të rregullt dhe dy trena të jashtëzakonshëm me emigrantë.
Trenat siç theksojnë punonjësit në stacionin hekurudhor kanë kapacitet për të transportuar në mes të 100 deri në 700 persona.
Aktualisht në stacionin në Gjevgjeli ka mes 100 dhe 200 emigrantë. Disa prej tyre nxjerrin bileta dhe pjesa tjetër presin trenin e mëngjesit e cila fillon në orën 5 e 15 minuta.
Sipas dëshmitarëve okularë, sot policia, ka kontrolluar, në mënyrë të përsëritur dhe ka lëshuar 200 deri 300 emigrantë të kalonin kufirin e egër maqedonas-grek për t’u drejtuar në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, dhe nga atje vazhdojnë për në Tabanoc në kufirin me Serbinë./arbresh.info
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë