Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në pikat vaksinuese deri dje janë vaksinuar gjithsej 249.187 qytetarë.
Nga MSH thonë se vetëm dje, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 1.755 qytetarë, ndërsa gjithsej (vetëm dje) janë vaksinuar 9.142 qytetar.
“Në shtet gjithsej janë aplikuar 399.962 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 150.775 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullatës mbi 70 vjeç janë vaksinuar të paktën me njërën dozë, ndërsa 35% e popullatës mbi 60 vjeç gjithashtu janë vaksinuar të paktën me njërën dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë, ndërsa interesimi i qytetarëve rritet çdo ditë./Telegrafi/
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...