Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur horror i vërtetë në shtëpinë e një familje në qytetin Koçan.
Sipas policisë, rreth orës 3 e 30 minuta pas një zënke familjare, B.L. disa herë me thikë e ka therë bashkëshorten e tij me iniciale L.L.
Pasi ka vërejtur se viktima nuk po tregon shenja jete, ka marrë një çekan dhe me të disa herë e ka goditur në kokë.
Dëshmitarë të dhunës kanë qenë vajza 26 vjeçare dhe djali 13 vjeçar i çiftit, të cilët kanë ikur dhe janë strehuar te fqinjët.
Pas tentimit pa sukses për të penguar babain e saj gjatë të cilit edhe vetë ka marrë lëndime, vajza e ka paraqitur rastin në polici. Në atë moment babai i saj është ngjitur në kulmin e shtëpisë në lartësi rreth 6 metra dhe ka kërcyer, me ç’rast ka vdekur menjëherë, shkruan Gazeta Lajm.
Në vendngjarje ka arritur ndihma e shpejtë dhe ka konstatuar vdekjen e dy bashkëshortëve. Poashtu ka dalë edhe ekip policor dhe nga Prokuroria Publike për të zhvilluar hetime.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...