Pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit spanjoll ratifikoi të mërkurën protokollin mbi pranimin e Malit të Zi në NATO, ka përfunduar procesi i ratifikimit nga të gjitha 28 shtetet anëtare Aleancës.
“Pas 1 qershorit, hyn në fuqi akti i ratifikimit në Holandë, ku përfundon procedura kombëtare, dhe do të pasojë ftesa nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dërguar Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO-n”, thuhej në njoftimin e qeverisë malazeze, transmeton Telegrafi.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se si Mali i Zi, me krenari po përfundon një nga objektivat e saj prioritare për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik.
Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit kishte filluar në shtetet anëtare të NATO-s në qershor të vitit 2016, kurse vetëm dy ditë më vonë, vendi i parë që e ka bërë një gjë të tillë ishte Islanda, e cila pikërisht dhjetë vite më parë, ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Malit të Zi.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...