Policia në Mal të Zi tha të hënën se kishte arrestuar dhjetëra shtetas turq dhe azerbajxhanas pas një fundjave dhune të shkaktuar nga goditja me thikë e një burri malazez në kryeqytetin Podgoricë nga një grup turqish.
Presidenti Jakov Milatoviç ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa kryeministri Milojko Spajiç tha se qeveria e tij do të pezullojë përkohësisht regjimin pa viza për shtetasit turq dhe do të kërkojë “diskutime intensive” me Ankaranë mbi marrëveshjet e ardhshme të vizave.
Burri malazez u godit me thikë të shtunën në mbrëmje pas një shkëmbimi fyerjesh me një grup qytetarësh turq, megjithëse plagët e tij nuk ishin kërcënuese për jetën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Dhjetëra banorë vendas të dielën u hakmorën duke vandalizuar automjete me targa turke dhe në një moment detyruan disa qytetarë turq të barrikadoheshin në një kazino. Një restorant i drejtuar nga turq u thye me forcë dhe iu vu flaka në qendër të Podgoricës të dielën në mbrëmje.
Policia tha se kishte ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në incidentin e goditjes me thikë, një shtetas turk dhe një azerbajxhanas, si dhe 45 shtetas të tjerë turq dhe azerbajxhanas të dyshuar për mungesë dokumentesh të ligjshme qëndrimi.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi