Nga partia në pushtet LSDM thonë se po vazhdon lufta kundër ndotjes së ajrit si në nivel qendror ashtu edhe lokal, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas marrjes së masave të shumta për gjelbërim me të cilën për vetëm një vit janë rritur hapësirat e gjelbëruara prej rreth 130.000 metër katrorë, ku me këtë Bashkia e Shkupit filloi realizimin e projektit Kadastra e gjelbër”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se qyteti i Shkupit vetëm se ka përfunduar një pjesë të madhe të këtij projekti siç janë inçizimet gjeodezik për hapësirat e gjelbëruar. Nga atje gjithashtu sqarojnë se është përpunuar edhe aplikacioni GIS për kontroll dhe menaxhim me hapësirat e gjelbëruara.
Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga ato, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit dhe institucionet kompetente vazhdojnë të punojnë për sigurimin e mjedisit të sigurt dhe cilësor për të gjithë qytetarët./Telegrafi/
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë