Partia opozitare LSDM bën të ditur se asnjë kontakt fizik nuk ka pasur mes anëtarit të LSDM-së dhe deputetit Amdi Bajrami sot në Qendrën Tregtare të Qytetit. Sipas LSDM-së Qeveria po përdor Amdi Bajramin dhe MPB për të lënë nën hije skandalet gjigante të cilat u zbuluan nga përgjimet.
“Në një dyqan në QTQ, Amdi Bajrami dhe një aktivist i jonë kanë pasur një konflikt verbal. Reagimi me nervozizëm nga sigurimi i Amdi Bajramit mendohet se është bërë që të provokojnë sulm fizik, por anëtari i jonë nuk ka rënë pre e këtij provokimi. Nuk ka pasur asnjë kontakt fizik mes të dyve. Përkundrazi dy nga sigurimi i Amdi Bajramit dhe tre nga sigurimi i QTQ janë gjuajtur pas tij. Policia e cila për një kohë të shkurtër ka ardhur në vendngjarje ka evidentuar këtë gjë”, thonë nga LSDM.
Sipas partisë opozitare, Gruevski dhe Jankullovska nuk zgjedhin mjete gjatë tentimin për defokousimin e vëmendjes nga kriminelët dhe falsifikatorët e zgjedhjeve të cilët u zbuluan.
“Edhe një herë u dëshmua se MPB dhe Amdi Bajrami janë instrumente klasik në duart e Gruevskit çdo herë që atij i nevojiten. Kulmi i dëshpërimit është drama që ata e bënë sot nëpërmjet Amdi Bajramit, i cili paska qenë i sulmuar dhe më pas ka përfunduar në kardiologji. Apelojmë që të ndërpriten këto provokime dhe përdorime të marionetave siç është Amdi Bajrami, të cilat nuk mund të lënë nën hije skandalet gjigante që ka bërë kjo qeveri”, thonë nga LSDM.
Arnold: Nuk ka kaluar asnjë minutë pa menduar për këtë skuad...
Pa zgjidhje, partitë fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e...
Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, arrestohen baba e b...
U zgjedh golashënuesi më i mirë por skuadra e tij ra nga Sup...
Ballkani sulmi më i mirë, Drita me mbrojtjen më të mirë – pa...
Begaj në Amerikë takohet me komunitetin shqiptar, i përgëzoi...