Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali nënvizoi sot rolin e të rinjve si faktor thelbësor ndryshimi për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale, në Bashkimin Europian.
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Spiropali vlerësoi se kjo ditë simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë drejt këtij qëllimi.
“‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie”, u shpreh Spiropali.
Sot, vijoi Ministrja, ne ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku nga të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë.
Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë shpalli 8 Dhjetorin-Ditën e Rinisë. Kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë./atsh.al
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...