Tre trupa u gjetën në shtëpinë familjare në Çaçak , ku ndodhi krimi i tmerrshëm mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve fillestare, janë trupat e një babai, nënës dhe djalit.
Nuk dihet për momentin nëse bëhet fjalë për vrasje të dyfishtë dhe vetëvrasje apo për vrasje të trefishtë.
Fqinjët kanë folur vetëm fjalë të mira për familjen në të cilën ka ndodhur tragjedia.
“Ata vinin nga Bosnja dhe Hercegovina, njerëz të mrekullueshëm, punëtorë dhe të ndershëm . Nuk jetonin atje gjatë gjithë kohës, por vinin herë pas here. Për aq sa dimë ne, djali i tyre jetonte jashtë vendit. Askush nuk ka pasur kurrë probleme me ta, kjo është një tragjedi e vërtetë”, ka thënë njëri nga fqinjët, raporton “telegraf.rs”.
Ekipet e policisë janë në vendngjarje duke siguruar shtëpinë ku ndodhi krimi, dhe të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi do të dihen pas hetimeve.
Lexo edhe:
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë, dyshohet për vrasje
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...
Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan: Marrëdhënia Shqipë...
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në ...