Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM edhe një herë dëshmon se nuk i intereson për menaxhimin me pasojat ekonomike dhe shëndetësore nga coronavirusi, por përpiqet të përfitojë ndonjë pikë politike”.
“Nëse më herët nga pallati i bardhë gënjenin se ka vetëm 100 testime për coronavirus, nëse gënjenin se 140 mijë qytetarë kanë mbetur papunë, sot gënjejnë për inflacione dhe po përpiqen ta shqetësojnë opinionin”, shprehen nga LSDM, njofton telegrafi maqedoni.
Nga LSDM shtojnë rritja e akcizës ndjek trendin e uljes së çmimeve të naftës dhe kur çmimi i naftës do të bie atëherë do të bie edhe akciza dhe se qytetarët duhet të mbeten të qenë dhe se nuk do të ketë inflacione.
“Ajo që është e rëndësishme është se tre denarët e akcizës më të lartë për derivatet e naftës shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Buxhetin për ndihmesën e ekonomisë, masave sociale për qytetarët dhe për mbështetjen e sistemit tonë shëndetësor”, shprehen nga LSDM duke akuzuar OBRM-PDUKM-në për sjellje jo përgjegjëse dhe destruktive gjatë krizës ekonomike dhe shëndetësore
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...