Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është e pajtimit me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor, nëse edhe partitë tjera të pajtohen me këtë propozim të opozitës maqedonase.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se është shumë e rëndësishme për të të veprohet si thotë opozita pasi kjo nuk le hapësirë për mospranim të rezultatit.
“Unë pajtohem me propozimin e tyre nëse pajtohen edhe partitë tjera, por duhet të kemi parasysh edhe datat e regjistrimit” tha Zaev.
Nga BDI thonë se për ta nuk ka problem data e zgjedhjeve pasi janë parti serioze dhe e përgatitur. /Telegrafi/
Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëso...
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes s...
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...