Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se falë politikave të tyre ekomomike, paga mesatare është rritur deri në 26.836 denarë.
Ata thonë se të dhënat zyrtare e konfirmojnë saktësinë e politikave dhe masave të LSDM-së në ekonomi dhe investim në kapitalin njerëzor.
“Vazhdojmë me masat të cilat sigurojnë më shumë para në buxhetet familjare dhe me përpjekjet që paga mesatare të rritet në 30.000 denarë. Jemi në rrugë të drejtë dhe për këtë qytetarët më 12 prill do ta japin votën e tyre për paga më të larta dhe përmirësim të standardit të jetesës”, thonë nga LSDM.
Ndryshe, dje Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare neto e paguar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 26.836 denarë./telegrafi
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...