Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM thuhet se “aktakuza po e vërteton, OBRM-PDUKM është organizatore e dhunës së 27 prillit”.
“Vendimi i Gjykatës Penale që të pranojë aktakuzë kundër Trajko Veljanoski, Mile Jankeskit, Spiro Rostovski dhe Vlladimir Atanasov për organizim të dhunës së 27 prillit është vërtetim se OBRM-PDUKM qëndron pas hyrjes së dhunshme në Kuvend”, shprehen nga LSDM.
Sipas tyre, këto janë figura të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorë të Mickoskit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mickoski jo vetëm që nuk u distancua nga dhunuesit, por ai dhe OBRM-PDUKM-ja e tij, por edhe mentori i tij nga Budapesti publikisht i përkrahin”, shprehen nga LSDM.
Ata shtojnë se 27 prilli është fytyra e vërtetë e regjimit dhe e OBRM-PDUKM-së kriminale ndërsa Mickoski me vazhdimin e politikave të Gruevskit, sipas LSDM-së, nuk ofron asgjë përveç mbrojtjes së krimit dhe dhunës.
“Për këtë shkak OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet të jenë të gatshëm për disfatë më 12 prill. Qytetarët s’do lejojnë kthim të regjimit, kthim të dhunës dhe ndarjeve”, shprehen duke thënë se në procedurë të hapur gjyqësore duhet të dënohen ata që kanë organizuar, porositur dhe zbatuar dhunën e 27 prillit.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë