Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese ju është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën OBRM-PDUKM-ja nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, thonë nga LSDM.
Ata në fund shtojnë se në vend të dyfytyrësisë për të folur për moral, deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet të ndalojnë së mbrojturi Nikolla Gruevskin.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike